Ky frut mund t'i zëvendësojë edhe produktet e qumështit

Ky frut mund t’i zëvendësojë edhe produktet e qumështit

Konsiderohet që fiku është nga Azia Jugperëndimore, ndërsa përmes Turqisë ka arritur në Mesdhe. Sot kultivohet në të gjitha viset e ngrohta të globit. Fiku hyn në të ashtquajturat bimë të lashta, dobitë shëruese të të cilit njeriu i njeh që nga fillesat e civilizimit.

Fiku redukton kolesterolin – Për shkak të ngushtimit të arterieve, mund të pasojë goditja në zemër ose në tru. Përpos kolesterolit, në dëmtimin e zemrës ndikojnë edhe niveli i rritur i triglicerideve. Është dëshmuar veprimi i dobishëm i fiqve në nivelin e kolesterolit në gjak. Një tjetër arsye pse duhet të hamë sa më tepër fiq lidhet me faktin se parandalon shtypjen e lartë të gjakut Omega 3 dhe Omega 6, që fiqtë kanë me bollëk. Janë shumë të rëndësishëm për shëndetin e organeve kardiovaskulare. Fiqtë janë burim i mirë i kalciumit dhe mineraleve që rregullojnë shtypjen e gjakut, madje quhen edhe si pemë e parajsës.

-Për shkak të sasisë së sheqerit, nuk do ta mendonim asnjëherë se fiku ndihmon në shërimin e diabetit. Për shkak të sasisë së sheqerit që kanë fiqtë, diabetikët duhet të kenë kujdes me konsumimin e tyre. Por, nëse konsumohen me masë, mund të vijnë deri te zvogëlimi i nevojës për insulinë tek diabetikët.

-Ky frut përmirëson kujtesën. Konsumimi i rregullt i tyre parandalon aneminë dhe përmirëson kujtesën. Vetëm katër fiq të thatë, sigurojnë madje ¼ të sasisë së rekomanduar të hekurit, që i duhet organizmit tonë.

-Fiqtë i zëvendësojnë produktet e qumështit. Nëse s’i toleroni produktet e qumështit, fiqtë ju ndihmojnë. Janë të pasur me kalcium, ndaj janë alternativë e shkëlqyer për ata që s’mund të pinë qumësht. Të pasura me fibra dietale, përdoren në dieta tek personat me mbipeshë.

-Kanë nivel të ulët të yndyrave dhe sigurojnë fibra më shumë se çdo pemë ose perime tjetër. Fiku ruan eshtrat, pasi janë të pasura me kalcium, minerale që kanë shumë funksione, e ndër to edhe dendësia e eshtrave. Janë shumë të mirë për fëmijët në zhvillim, shtatzënat dhe gratë në menopauzë, që janë të prira për osteoporozë.

-Personat të cilët kanë probleme madhore me pagjumësinë, ilaçi natyral do të ishte fiku. Tritofani në fiq ndihmon në shërimin e pagjumësisë dhe çrregullimit të gjumit. Përbërja minerale, ndikon mirë te sistemi nervor.

-Sipas studimeve bashkëkohore një dietë me fiq ndihmon në: rregullimin e presionit të gjakut, kapsllëkun, mbipeshën, parandalon sëmundjet e zemrës, dhimbjet e fytit, përmirëson jetën seksuale, antidiabetike, parandalon kancerin tek gratë, etj