Ananasi ka veti të shumta shëndetësore

Ananasi ka veti të shumta shëndetësore

Përpos që është i shijshëm, ananasi ndihmon edhe shëndetin e përgjithshëm të njeriut. Ju mund ta keni shijuar atë si frut në kokteje të ndryshëm pa e ditur se përdorimi i tij ka një rol të rëndësishëm në organizëm.

Ja disa arsye se pse duhet të konsumoni ananasin:

Rrit imunitetin

Ananasi është përmban vitaminë C dhe është frut jetik për funksionimin e duhur të sistemit imunitar. Mbron trupin nga viruset dhe rrit rezistencën e trupit nga ftohja, gripi, infeksionet e veshit dhe sëmundje të tjera infektive.

Ndalon sëmundjet kronike

Ananasi është plot me antioksidantë dhe ka vlera të mëdha në parandalimin e qelizave brenda trupit. Ananasi parandalon disa sëmundje kronike, si sëmundjet e zemrës, sëmundjet kancerogjene, sklerozës dhe artritit.

Pastron mushkëritë

Një gotë me lëng të freskët të ananasit, parandalon akumulimin e mykozës në fyt. Për më tepër, ky lëng pastron mushkëritë.

Forcon eshtrat

Sasia e magnezit që përmban ananasi ndihmon në forcimin e eshtrave. Nëse pini një gotë lëng ananasi, trupi juaj do të ndjehet më i fortë për 73% . Lëngu i ananasit preferohet të konsumohet nga të moshuarit nëse ndjenjë dhimbje eshtrash

Rregullon shikimin

Ananasi përmban edhe vitaminë A që është një ndër vitaminat kryesore për rregullimin e shikimit. Një gotë lëng ananasi në ditë parandalon rrezikun e humbjes së shikimit në moshë të thyer.