Të miturit nga Vushtrria i konfiskohet pistoleta me pesë fishekë

Një armë të llojit pistoletë me pesë fishekë i është konfiskuar një të mituri në Vushtrri.
Policia Kosovës njofton se në orët e mbrëmjes të datës 24 nëntor 2022, në Stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar për të shtëna me armë zjarri.
“Me t’ pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin me ç’ rast nga i dyshuari I. K., i moshës se mitur, është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me pesë fishkë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu nga hetimet fillestare bëhet e ditur se se pas një mosmarrëveshje ndërmjet disa të rinjve i dyshuari I.K., ka shtënë me armë në ajër, ku në cilësi të provës materiale është konfiskuar edhe një gëzhojë që dyshohet të jetë shkrepur nga arma e konfiskuar nga i dyshuari.
Policia njofton se lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është arrestuar edhe një preson tjetër po ashtu i mitur, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ’’Përdorim i armës’’ dhe ’’Armëmbajtje pa leje’’./21Media

Back to top button