Viktima u dërgua në QKUK

Viktima u dërgua në QKUK

Një person i mitur është arrestuar dje në fshatin Terdec të Drenasit, i cili pas një mosmarrëveshje kishte goditur me thikë viktimën gjithashtu i mitur.

“Viktima fillimisht ka marrë tretman mjekësor në qendrën shëndetësore të Drenasit, e më pas dërgohet për trajtim të mëtejmë mjekësor në QKUK-së”, ka njoftuar policia.

Rastit iu kanë përgjigjur njësit relevante policore të cilët kanë konfiskuar thikën që dyshohet se është përdorure në raste.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë./21Media