Këngëtarja e mirënjohur, Morena Taraku së shpejti do të publikojë projektin e radhës. Kështu bëri të ditur sot artistja përmes një postimi në instagram, ku publikoi edhe një fotografi, shkruan rtv21.tv

Në imazhin e publikuar për 1 milion e 100 mijë ndjekësit e saj, Taraku la edhe një mbishkrim. “MORENA SI TARAK O, UNE KOM PERANDORI #comingsoon #ALEXANDER”, shkroi ajo krahas postimit, në të cilin po merr komente dhe pëlqime të shumta.

Ndryshe, “Bad girl” është projekti i fundit muzikor i Morena Tarakut, të cilin e ka në bashkëpunim me Stresin. Projekti është publikuar më 25 shtator dhe deri tani në Youtube ka mbi 1 milion e 600 mijë klikime./21Media