Gjashtë nominimet “Grammy” të këngëtares Dua Lipa ishin temë e diskutimit në intervistën që ajo dha për Jimmy Kimmel.

Në këtë bisedë me shoëmenin e famshëm amerikan, Lipa mohoi edhe njëherë thashethemet se është shtatzënë.
E një pyetje tjetër e Kimmel për këngëtaren me origjinë shqiptare ka qenë se a është ajo super supersticioze. Dua

Lipa nuk e mohoi këtë duke thënë se një gjë e tillë i vjen bashkë me territorin. Ajo tregoi disa nga supersticionet e familjes së saj.

“Mos hidh mbeturinat natën, mos laj rrobat ditën e premte, nëse të kruhet hunda do bëhesh me nerva dhe duhet të prekësh prapanicën tre herë që mos të ndodhë”, nëse të kruhet dora e majtë do marrësh para, nëse të kruhet dora e djathtë do humbasësh para”, në mënyrë që të mos kapë syri i keq për ndonjë ditë të veçantë të jetës tënde, duhet të veshësh të brendshmet mbrapsht”, tregoi ajo duke qeshur./21Media