Të ndarë prej muajsh fizikisht, mesazhi i Ustës: Më keni munguar aq shumë…

Artistja Genta Ismajli dhe partneri i saj, Huseyin Usta, kanë kaluar një periudhë larg njëri-tjetrit për shkak të angazhimeve. Së fundmi, biznesmeni turk ka ndarë në Instagram një fotografi të Gentës me binjakët e tyre, duke shprehur emocionet për ribashkimin e afërt
“Familja ime e vogël, po vij! Më keni munguar aq shumë… I numërova ditët, më në fund po bashkohemi. Mezi pres përqafimet tuaja të ngrohta dhe momentet e bukura që do të kalojmë së bashku. Më keni munguar shumë, po shumë fare!”,u shpreh ai
Postimi dëshmon lidhjen e fortë mes tyre, ndërsa ribashkimi i familjes pritet me padurim edhe nga ndjekësit e çiftit.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?