Të paktën 17 të vrarë në ditën e zgjedhjeve në Bangladesh

Përlesher pozita dhe opozita

Të paktën 17 persona janë vrarë në përleshjet mes mbështetësve të partisë në pushtet dhe opozitës, në vende të ndryshme të Bangladeshit në ditën kur po zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme në vend.

Sondazhet janë mbyllur dhe kryeministri Sheik Hasina është favoriti për të fituar një mandat të tretë, transmeton rtv21.tv.

Por, Komisioni Zgjedhor i Bangladeshit i tha Reuters se kishte dëgjuar akuzat për manipulim të votave.

Sipas mediave, dalja në zgjedhje në vendin që ka 165 milionë banorë, nuk ka qenë e lartë./21Media

Back to top button