Të paktën 21 të vdekur nga stuhia e dimrit

 

Një stuhi e madhe dimri që përfshin jugun e SHBA-ve ka lënë të vdekur të paktën 21 njerëz dhe miliona të tjerë pa energji elektrike.

Ka pasur ndërprerje të energjisë në Teksas, ku rrjeti energjetik ishte i mbingarkuar nga një rritje e kërkesës.

Miliona njerëz në shtet, i cili rrallë përjeton temperatura kaq të ulëta, kanë qenë duke luftuar për të përballuar mungesën e energjisë dhe kushtet e ftohta.

Moti ekstrem parashikohet të vazhdojë deri në fundjavë, transmeton rtv21.tv.

Vdekjet që i atribuohen stuhisë janë regjistruar në Teksas, Luiziana, Kentaki, Karolina e Veriut dhe Misuri.

Të martën u raportua se më shumë se 73% e SHBA-së ishte e mbuluar nga bora.

Stuhia e ngrirjes madje ka arritur në pjesët veriore dhe qendrore të Meksikës, ku miliona njerëz kanë përjetuar ndërprerje të energjisë./21Media

Back to top button