Të paktën 30 të vdekur dhe 88 të plagosur pas sulmit rus në Zaporizhzhia

Të paktën 30 persona janë vrarë dhe 88 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me raketë ruse që ka goditur një konvoj me makina civile afër qytetit ukrainas Zaporizhzhia, ka thënë Policia e Ukrainës.

Më herët guvernatori rajonal, Oleksandr Starukh ka publikuar fotografi të makinave të djegura dhe trupave të shtrirë nëpër rrugë.

Starukh ka thënë se ekipet e shpëtimit janë në zonën e sulmit, transmeton rtv21.tv.

Rusia nuk e ka komentuar këtë sulm, i cili ka ndodhur në ditën kur Moska aneksoi katër rajone ukrainase, përfshirë Zaporizhzhia.

Ky vendim pason referendumet e rreme që kanë mbajtur zyrtarë të instaluar nga Rusia në katër rajonet ukrainase – Donetsk, Luhansk, Kherson and Zaporizhzhia – të cilat janë dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara./21Media

 

Artikuj të ngjashëm

Back to top button