Të paktën 48 të vdekur pas një aksidenti zingjiror në Kenia

Të paktën 48 njerëz u vranë kur një kamion humbi kontrollin dhe u përplas me automjete të tjera dhe këmbësorë në një kryqëzim të frekuentuar në Kenian perëndimore.

“Deri më tani ne mund të konfirmojmë 48 të vdekur dhe ne dyshojmë se një ose dy janë ende të bllokuar nën kamion”, tha komandanti i policisë lokale Geoffrey Mayek pas aksidentit në autostradën midis qyteteve Kericho dhe Nakuru.

Ai tha se 30 persona të tjerë ishin plagosur rëndë dhe u dërguan me urgjencë në spitale të ndryshme, duke paralajmëruar se numri mund të rritet.

Tom Mboya Odero, komandanti rajonal i policisë për Luginën e Riftit, tha se kamioni që udhëtonte drejt Kericho humbi kontrollin dhe u përplas me tetë automjete, disa motoçikleta, njerëz që ishin buzë rrugës, shitës dhe njerëz të tjerë që ishin në biznese të tjera. /21Media

Back to top button