Të paktën 5 të vrarë nga të shtënat në një klub LGBTQ në Kolorado

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe mbi 20 të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr brenda një klubi homoseksualësh në shtetin amerikan të Kolorados të shtunën mbrëma.
Një i dyshuar ndodhet në ndalim policor dhe po trajtohet për lëndime.
Club Q, në Kolorado Springs, shkroi në Facebook se ndjeheshin të “shkatërruar nga sulmi i pakuptimtë” ndaj komunitetit të tij.
Presidenti i SHBA Joe Biden tha se amerikanët “nuk mund dhe nuk duhet të tolerojnë urrejtjen”.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ei quajti të shtënat gjatë natës në një klub nate LGBTQ në Kolorado Springs një “masake të pakuptimtë” dhe tha se është “një kujtesë se ne duhet të vazhdojmë të luftojmë për të bërë më shumë” për të luftuar dhunën me armë në Kongres.
Policia u kërkoi njerëzve të bënin durim ndërsa po punonin për identifikimin e viktimave dhe finalizimin e numrit të viktimave, duke shtuar se disa njerëz ishin dërguar në spital./21Media

Back to top button