Të paktën 50 të vdekur nga përmbytjet në Nigeri

Të paktën 50 njerëz humben jetën dhe shumë të tjerë janë zhvendosur pas shirave të rrëmbyeshëm në Nigerinë veriore, kështu ka bërë të ditur sekretari ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Menaxhimit të Emergjencave, Sani Yusuf.
Yusuf ka thënë se të paktën 237 shtëpi vetëm në zonën Balangu janë dëmtuar, duke i detyruar njerëzit të qëndrojnë në kampe të përkohshme.
Sipas tij, janë ngritur 11 kampe të përkohshme.
Përmbytjet vijnë pas disa ditësh me stuhi të forta që kanë shkaktuar paralajmërime për përmbytje nga Agjencia Meteorologjike Nigeriane./21Media

Back to top button