Të paktën gjashtë të vdekur nga zjarret “apokaliptike” në Maui

(lajm i përditësuar)
Të paktën gjashtë të vdekur nga zjarret “apokaliptike” në Maui
Gjashtë njerëz janë konfirmuar të vdekur deri më tani si rezultat i zjarreve që kanë kapluar Mauin.
Këtë e bëri të ditur kryetari i bashkisë së ishullit, Richard Bissen, në një konferencë për shtyp.
Njerëzit hidhen në oqean për t’i shpëtuar zjarreve në Maui
Zjarret që kanë kapluar ishullin Maui janë jashtë kontrollit, por shtrirja e vërtetë e shkatërrimit mbetet e panjohur.
Zjarret e mëdha kanë ndërprerë shërbimin celular, kanë penguar komunikimet emergjente, kanë përfshirë edhe spitalet, si dhe kanë bllokuar banorët dhe turistët në ishull.
Flakët janë aq katastrofike sa disa njerëz janë hedhur në oqean për t’i shpëtuar flakëve, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv.
Guvernatori i Havait, i cili ishte në një udhëtim personal këtë javë, tha se po nxitonte të kthehej në shtet të mërkurën. /21Media
The scene in Lahaina, Maui this morning is absolutely devastating.
The entire town is being destroyed by an intense wildfire, forcing residents to sheek shelter in the ocean.
Make no mistake, climate change is making scenes like this more frequent. pic.twitter.com/dttFnAwEeJ
— Edgar McGregor (@edgarrmcgregor) August 9, 2023