Të paktën pesë persona të vdekur në stuhinë tropikale në ShBA

 

Të paktën pesë njerëz kanë humbur jetën në stuhinë tropikale Isaias, që shkatërroi bregdetin lindor të Shteteve të Bashkuara dhe qindra-mijëra njerëz janë ende pa energji elektrike.

Pasi goditi Karolinën e Veriut si një uragan i kategorisë një, ditën e hënë, Isais u dobësua në një stuhi tropikale dhe u drejtua përgjatë bregdetit të Atlantikut.

Tani ka arritur në Kanada, ku ka gjasa të shpërndahet, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganit (NHC).

Tornadoja shembi një shtëpi në Karolinën e Veriut dhe mbyti dy njerëz, tha guvernatori Roy Cooper.

Dy njerëz të tjerë vdiqën nga rënia e pemëve në makinat e tyre, një në New York dhe një në Maryland. Në Delaware, një banor (80) vdiq nga një degë peme.

Rreth tre milionë njerëz janë prekur nga ndërprerjet e energjisë, veçanërisht në shtetet Maryland, New Jersey, New York dhe Connecticut.

Back to top button