Fëmijët ishin duke luajtur pranë një stacioni të policisë

Fëmijët ishin duke luajtur pranë një stacioni të policisë

Të paktën tetë fëmijë janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një bombe në provincën afgane të Faryabit.

Policia në qarkun Shirin Tagab ka fajësuar talibanët se kanë vendosur mina në këtë zonë. Kjo zonë, javën e kaluar ka rënë nën kontrollin e talibanëve.

Fëmijët ishin duke luajtur pranë një stacioni të policisë kur ndodhi shpërthimi, kanë thënë dëshimtarët.

Ata besohet se kanë qenë të moshës ndërmjet 6 dhe 12 vjeç.

Ndonëse zyrtarët afganë kanë fajësuar talibanët për këtë shpërthim, grupi militant ende nuk ka reaguar për këtë ngjarje.