Tetë persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë u lënduan, pas një rrjedhje gazi në jug të Indisë.

Mjekët thonë se “qindra” njerëz janë dërguar në spital, shumë janë ankuar për një ndjesi djegieje në sy dhe vështirësi në frymëmarrje, transmeton rtv21.tv.

Sipas zyrtarëve incidenti, ndodhi rreth orës 03:00 me kohën lokale dhe mund të ketë qenë për shkak të pakujdesisë.

Rrjedhja ndodhi kur uzina ishte duke u rihapur për herë të parë që nga 24 marsi kur India hyri në bllokim për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Ministri shtetëror i industrisë, Goutam Reddy tha se dukej sikur procedurat dhe udhëzimet e duhura nuk janë ndjekur kur uzina ishte duke u rihapur.

Kur u përhap gazi, banorët u larguan nga shtëpitë e tyre në panik.

India ka një histori tragjike të rrjedhjeve të gazit.

Në vitin 1984, një rrjedhje kimike në një fabrikë në qytetin qendror të Bhopal mori jetën e  mijëra njerëzve, në atë që pranohet të jetë katastrofa më e keqe industriale në botë.

Më shumë se 35 vjet më vonë, viktimat thonë se fëmijët ende lindin me aftësi të kufizuara për shkak të efekteve të derdhjes./21Media