Të paktën tre persona të plagosur nga shpërthimi në Kiev, tha kryebashkiaku i qytetit
Dy shpërthime raketash të enjten goditën kryeqytetin e Ukrainës, Kiev dhe kryetari i bashkisë, Vitali Klitschko tha se shpërthimet goditën rrethin qendror Shevchenko, ku u plagosën tre persona.
U raportua se një raketë goditi katet e poshtme të një ndërtese banimi.
Klitshko tha se tre persona u dërguan në spital.
Sekretarja e shtypit për Shërbimin Shtetëror të Emergjencave, Svetlana Vodolaga tha se raketa e dytë goditi një objekt të paidentifikuar afër ndërtesës së banimit, shkruan BBC./21Media