Qytetarët të cilët janë prekur me Covid-19 nga Komuna e Kamenicës lirohen nga të gjitha pagesat në institucionet shëndetësore.

Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati, ka thënë se një vendim i tillë është marrë për të mos ua rënduar edhe më shumë barrën qytetarëve, pasi që sipas tij situata me pandeminë ka ndikuar edhe tek ekonomitë familjare.

“Tani e tutje qytetarët e prekur me #COVID19 lirohen nga të gjitha pagesat në institucionet shëndetësore. Situata me pandeminë ka ndikuar dukshëm edhe tek ekonomitë familjare dhe me këto pagesa, nuk mund t’ua rëndojmë më tepër këtë barrë”, ka thënë ai.

Deri më tani në Komunën e Kamenicës, 129 raste janë aktive me COVID-19, ndërsa 25 persona kanë vdekur nga kjo sëmundje./21Media