Reperi i mirënjohur nga Ferizaj, Mozzik pritet që të premten ta publikojë këngën e re, “Madona”. Edhe kjo këngë është pjesë e albumit të tij të ri që pritet të publikohet muajin e ardhshëm.

“26.06.2020 / Madona. A jeni gati? Rzon çka kemi bërë”, ishte mbishkrimi i fotografisë, ku edhe për këtë projekt duket se ka punuar me producentin Rzon.

Pjesë e këtij albumi janë edhe disa bashkëpunime me disa emra të njohur të skenës, Unikkatil, Getinjo dhe Kida, dhe disa këngë të publikuara më parë./21Media