Të reshura të borës, rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë Rozhajë, është e pakalueshme për kamionë për shkak të reshjeve të borës.

Përmes një njoftimi nga QKMK thuhet se për automjetet e udhëtarëve është e domosdoshme që të jenë të kenë pajisje dimërore.

‘’Ju njoftojmë se rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas nga reshjet e borës është e pa kalueshme për kamionë ndërsa për automjete të udhëtareve  të domosdoshme janë paisjet dimërore’’, thuhet në njoftim.

Back to top button