“Ich liebe dich, I love you, Je t’aime. Edhe sa herë duhet të them të dua Europë?

Të veshur me bluza të kaltra me nënshkrim “Tani ju e keni radhën, Edhe dielli është një yll”, të rinjtë në Maqedoninë e Veriut dërguan mesazh deri te Bashkimi Evropian, duke porositur se është koha që vendi të bëhet pjesë e familjes evropiane. Osmani ua liroi vendin të rinjve që t’u dërgojnë mesazh të gjithë eurokomisionarëve.

Në mesazhet vërehej zhgënjimi i të rinjve të cilët me vite të tëra presin që Maqedonia të marrë dritë jeshile për çeljen e negociatave me Unionin.

Ne, të rinjtë që jemi rritur me idenë dhe vlerat evropiane, jemi të lodhur nga mbështetja dhe inkurajimi deklarativ. Duhet të shohim veprime dhe vendime reale. Disa politikanë do të thonë se ardhmëria është e të rinjve, por ardhmëria nis nga e tashmja, kurse në të tashmen duhen vendime të guximshme të cilat ne kemi treguar se kemi fuqi për t’i marrë. Tani ju e keni radhën”, tha një i ri.  

Të rinjtë theksuan se vendi ka bërë gjithçka për të pasur ardhmëri evropiane, kurse tani vendimi është në duart e eurokomisionerëve.

“Eurokomisionerë shumë të respektuar evropianë, treguam dhe dëshmuam, ne të rinjtë premtuam dhe realizuam sepse besojmë në paqe dhe në Bashkimin Evropian. Ne, të rinjtë kryejmë punën tonë. Ndryshimet që ne i nisëm, momentet dhe vendimet e vështira që i morëm si barrë në supet tona në emrin e ardhmërisë evropiane, tani kemi rastin ta shohin ditën e rezultateve të tyre. Por, kjo të nderuar, varet vetëm nga ju dhe nga vendimi juaj”, tha një e re.  

Edhe pse në këtë ngjarje nuk ishte prezenet asnjë përfaqësues i BE-së, e as i korit diplomatik, megjithatë mesazhet e të rinjve do të dërgohen në të gjitha ambasadat. Ndryshe, sivjet më 9 maj shënohet edhe 20-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes për Asocim me BE-në dhe 16-vjetori i marrjes së statusit – vend-kandidat për anëtarësim./21Media