Komuna e Prishtinës ka vendosur ndarje fizike te rrethrrotullimi në lagjen “Arbëria”, për të mënjanuar qarkullimin e çrregullt në rrethrotullim. Sipas njoftimit të komunës, kjo do të shërbejë për një trafik më të sigurt.

“Te rrethrrotullimi në lagjen Arbëria kemi vendosur ndarjet fizike për të mënjanuar qarkullimin e çrregullt në rrethrotullim. Kjo do të ngritë nivelin e sigurisë dhe do të ndihmojë rrjedhën e trafikut në këtë pjesë të frekuentuar të Prishtinës.”, thuhet në njoftimin e komunës./21Media