Viktima ishte edhe pjesëtar i policisë por ka qenë jashtë detyrës zyrtare

Viktima ishte edhe pjesëtar i policisë por ka qenë jashtë detyrës zyrtare

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në një kafiteri në veri të Mitrovicës, me ç’rast një person ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital.

Lajmin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 03:00 në një kafiteri në veri të Mitrovicës, ku i dyshuar ka shtënë dy herë mbi viktimen duke e lënë të plagosur.

Hoti theksoi se i viktima ishte zyrtar policior, mirëpo ky rast ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje private dhe nuk ka të bëjë me detyrën zyrtare.

“Dyshohet se pas një zënke të çastit ka ardhur deri te një konflikt mes pronarit të kafenesë, i cili njëherësh është edhe pjesëtar i policisë, por që ka qenë jashtë detyrës zyrtare, si dhe autorit të këtij incidenti. I dyshuari është i njohur për policinë dhe është në kërkim, derisa policia është duke zhvilluar të gjitha hetimet në zbardhjen e plotë të rastit”, ka thënë Hoti./21Media