Të shtëna me armë zjarri janë shënuar sot në Tiranë, ku dyshohet për dy viktima të gjinisë femërore që ishin motra me njëra-tjetrën.

Ngjarja ndodhi në zonën e Astirit në rrugën “Astrit Dushi”.

Autori mësohet se është i dashuri i njërës prej viktimave dhe është shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Ai është larguar menjëherë nga ngjarja.

Ndërkohë, nisën menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen./oranews