Të shtëna me armë zjarri pati sot pasdite në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair. Lajmin për TV21 e konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Më 20.11.2020 rreth orës 14:55 është lajmëruar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Cvetan Dimov” përpara një dyqani për auto pjesë. Deri në këtë moment nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja nga armë zjarri. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, bënnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme për TV21./21Media