Të shtëna me armë në drejtim të biznesmenit, Policia jep detaje

1 min read

Para pak minutash u raportua për disa të shtëna me armë zjarri ndaj drejtorit meaxhues i “Agro Holding Kosova”, Bekim Krasniqi në Suharekë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi ka thënë se njësiti kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por nuk kanë gjetur asnjë mjet ose diçka madje as persona të dyshuar.

“Rreth orës 21:19 Bekim Krasniqi, drejtor i Agrokosova Holdin në Suharekë, ka informuar se ka gjuajtje me armë. Reagimi policor ka qenë i menjhereshem. Patrullat kanë kontaktuar me ankuesi Bekim Krasniqi i cili deklaron se ka dëgjuar të shtëna por nuk është i sigurt se prej nga është shtënë dhe me çka është shtënë. Patrullat kanë patrulluar në atë lokacion por deri më tani nuk kanë hasur në diçka të dyshimtë. Patrullat së bashku me njësitet tjera ende janë në atë lokacion”, deklaroi Gashi./21Media