Të shtëna me armë në Gjermani, plagoset rëndë një 55-vjeçar nga Kosova

Arratiset dorasi

Një 55-vjeçar nga Kosova është plagosur me armë zjarri Friedrichsfelde të Gjermanisë nga një person i panjohur.
Mediat gjermane kanë raportuar se një i panjohur qëlloi me armë në drejtim të një veture “Audi”, më pas është arratisur.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:30.
Dorasi ka qëlluar disa herë në mjet, duke goditur drejtuesin 55-vjeçar. Sipas informacioneve, viktima ka marrë një plumb në shpatull.
Shoferi i plagosur rëndë u trajtua nga ekipet e shpëtimit dhe u dërgua në spital.
Sipas policisë, viktima është një shqiptar nga Kosova.
Në automjet nuk kishte persona të tjerë./21Media

Back to top button