Një person nga Istogu dje është plagosur nga një plumb qorr.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, është arrestuar një i dyshuar pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në ajër dhe dyshohet se plumbi qorr ka qëlluar viktimën.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është duke marrë trajtim mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media