Sonte ka pasur të shtëna me armë zjarri pranë sinagogës në qendër të Vjenës, ku sipas informacioneve të para një sulmues ka qëlluar në drejtim të policit që po ruante sinagogën dhe i cili është në gjendje kritike për jetën.

Një operacion policor është duke u zhvilluar në Vjenë dhe sipas policisë sulmuesi ndodhet në arrati, por tani për tani nuk është e qartë nëse ka më shumë sulmues, pasi ka informacione se ishin tre prej tyre.

“Ka disa njerëz të plagosur. Ne jemi në vend me të gjitha forcat në dispozicion. Ju lutemi shmangni të gjitha sheshet publike në qytet,”, ka njoftuar policia në një postim në Twitter.

Policia e Vjenës gjithashtu ka njoftuar se rrethanat e incidentit janë ende duke u përcaktuar. Ata u kanë bënë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg asaj zone.

Siguria e brendshme e komunitetit fetar hebre në Austri u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve hebrenj të mos largohen nga banesat ose shtëpitë e tyre.