Të shtëna me armë pranë Katedrales së Manhatanit
13 Dhjetor 2020
Një sulmues i armatosur hapi zjarr sot pranë Katedrales së Shën Gjonit në Manhattan, New York, njoftoi policia amerikane.
Gjatë kohës së incidentit, një kor po performonte në katedrale, por fatmirësisht askush nuk u lëndua.
Policia plagosi sulmuesin, i cili qëlloi mbi oficerët, por fatmirësisht nuk plagosi askënd.
I dyshuari u transferua në një spital lokal në gjendje kritike, thanë zyrtarë të Departamentit të Policisë së New Yorkut për kanalin televiziv News 4.
Anëtari i Këshillit të qytetit të New Yorkut, Mark Levine tha se askush tjetër nuk u plagos pasi personi i armatosur filloi të shtinte “pa dallim në ajër”.