Të shtëna me armë zjarri janë shënuar sonte në qytetin e Vlorës. Në pranga ka përfunduar një 26-vjeçar, i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Po ashtu, është shoqëruar edhe shoku i tij.

Të shtënat janë regjistruar në në zonën e Triportit, rreth orës 19:00.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes./vizionplus