Derisa në Podujevë po mbahen zgjedhjet për kryetar të komunës, në rrugën “Skënder Beu”, rreth orës 14:30 pati të shtëna me armë zjarri.

Policia informoi se lidhur me rastin identifikoi një person të moshës 58 vjeçare.

“Ndërkohë që janë gjetur gëzhojat është zgjeruar horizonti i punës hetimore për të identifikuar personin që ka shtënë me armë. Veprimet e shpejta hetimore të policisë kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit O. M, 58 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është intervistuar nga ana e policisë, dhe nga i njëjti është sekuestruar një revole e tipit Broëing, kalibrit 7.65 mm, nga e cila dyshohet të jetë shtënë. Nga hetimi paraprak që policia i ka bërë kësaj ngjarjeje është ngritur versioni dyshimit se i dyshuari për arsye të një gëzimi familjar ka shtënë me armë si formë e shprehjes së gëzimit”, thuhet në njoftim.

Policia konform rekomandimit të prokurorit të shtetit inicoi një hetim ndaj të dyshuarit për rastin “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.