Të shtëna në drejtim të një personi, kanë ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën “Arbnor e Astrit Dehari”, në Prishtinë, ku i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes. Ndërsa, nuk raportohet për të lënduar.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

“Me 8.11.2020 ora 10:48 rr.Arbnor e Astrit Dehari, Prishtinë ka pasë të shtëna me armë zjarri ne drejtim te viktimes m/k/sh. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, te lenduar nga arma nuk ka”, ka thënë Hoxha.

Policia janë duke u marrë me rastin./21Media