Sot rreth orёs 03:30, Policia e Kosovës, Stacioni Policor Istog, ёshtё informuar se në fshatin Orroberd-Istog, një person gjuajti disa herë me armë zjarri në drejtim të disa personave tё cilёt ishin duke qëndruar nё njё lokal.

Sipas njoftimit të policisë, njësitet relevante tё Stacionit Policor Istog menjëherë iu kanë përgjigjur vendit tё ngjarjes, ёshtё berё sigurimi i vendngjarjes, nga viktimat e rastit tё cilёt nuk kanё pёsuar lëndime ёshtё kuptuar se i dyshuari së pari ka qëndruar me viktimat dhe pas njё fjalosje ne mes vete, i dyshuari ka shkuar nё shtëpi ka marrё
armёn dhe ka shtënë nё drejtim tё viktimave.

“Njësitet Policore kanë arritur ta arrestojnë personin e dyshuar:  F.M. i lindur me 1988 m/k/sh. Policia e Kosovës nё koordinim me Prokurorin e shtetit, kanё bastisur shtëpinë e tё dyshuarit, dhe gjatё bastisjes është gjetur dhe konfiskuar arma (pistoleta) ‘Vzor’ kal. 7.65 mm, njё (1) karikator i sё njejtёs arme dhe njё (1) fishek kal. 7.65mm. Personi i dyshuar është intervistuar dhe me vendim tё Prokurorit tё shtetit personi i dyshuar ёshtё dërguar nё ndalim prej 48- orёsh.”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media