Dyshohet se është sulm terrorist

Dyshohet se është sulm terrorist

Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur, pasi që një i armatosur ka hapur zjarr brenda një tramvaj në qytetin holandez të Utrecht, raportojnë mediat lokale.

Sheshi “24 tetori” në afërsi të stacionit të tramvajit është rrethuar nga autoritetet dhe shërbimet emergjente janë në vend të ngjarjes, përfshirë edhe policinë anti-terror.

Ngjarja ka ndodhur sot në orën 10:45 me orë lokale (09:45), transmeton rtv21.tv.

Policia ka kërkuar nga njerëzit që të largohen nga rrugët, pasi që dyshohet se është sulm me motive terroriste.

Sulmuesi thuhet se ende është në arrati./21Media