Të shtëna me armë zjarri në një xhami në Paris, një i plagosur
8 Mars 2020
Sulmuesi iku në drejtim të panjohur
Sulmuesi iku në drejtim të panjohur
Të paktën një person u plagos rëndë pasi një burrë i armatosur gjuajti me armë zjarri sonte në oborrin e një xhamie në Paris, njofton televizioni BFM.
Sulmuesi hyri në oborrin e xhamisë në qarkun 19 të Parisit dhe qëlloi ndaj një personi tjetër.
Sipas BFM, sulmuesi iku me një skuter në një drejtim të panjohur.