Sot rreth orës 13:00 ka pasur të shtëna në rrugën “Isa Kastrati” në kryeqytet.

Zëdhënësja e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti deklaroi se është identifikuar një person si i dyshuar e që është në kërkim.

“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat e fillestare nuk ka persona të lënduar. Deri tani policia ka identifikuar një person si të dyshuar, i cili është në kërkim nga ana e policisë”, u shpreh ajo për rtv21.tv

Sipas Ahmetit, aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në zbardhjen e rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast./21Media