Të shtëna në Capitol Hill, një i arrestuar
Një person ka përfunduar në burg dhe policia po heton rastin
Në Capitol hill në Uashington, të mërkurën, ka pasur të shtëna kur një person i panjohur me automobilin e tij ka goditur veturën e policisë dhe më pas ka tentuar të shkelë disa policë, të cilët po ecnin këmbë në hapësirën rreth ndërtesës qeveritare, ka bërë të ditur policia e Uashingtonit, transmeton ABC News.
Personi i dyshuar është arrestuar dhe vendosur në burg, raporton televizioni amerikan.