Të shtëna në një xhami, një i plagosur
11 Gusht 2019
Arrestohet i dyshuari
Arrestohet i dyshuari
Një person është plagosur në një xhami në periferi të Oslos dhe sipas policisë i dyshuari është arrestuar.
Të shtënat ndodhën në orët e para të 11 gushtit në qendrën islamike al-Noor në qytetin Baerum, në periferi të Oslo në Norvegji.
Policia tha se nuk kishte asnjë indikacion se ishin përfshirë më shumë njerëz, transmeton rtv21.tv.
Viktima ishte një anëtar 75-vjeçar i kongregacionit, tha drejtori i xhamisë Irfan Mushtaq.
“Burri mbante dy armë, një armë gjahu dhe një pistoletë. Ai theu derën prej qelqi dhe qëlloi”, tha ai.
“Një person është qëlluar. Nuk dihet ende gjendja e viktimës. Një i dyshuar është arrestuar. Policia po punon në atë vend”, tha policia e Oslos në “Twitter”.
Ata thanë se nuk kishin asnjë informacion në lidhje me të dyshuarin, përveç se ai ishte përshkruar si “i bardhë”./21Media