Të shtëna në Tajlandë, ushtari vrau të paktën 12 veta

I dyshuari ende i lirë

Të paktën 12 persona janë qëlluar për vdekje dhe shumë të tjerë janë plagosur nga një ushtar tailandez në qytetin Nakhon Ratchasima.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes i tha BBC-së se Jakraphanth Thomma, një oficer i ri, kishte sulmuar oficerin e tij komandues para se të vidhte një armë dhe municion nga një kamp ushtarak, transmeton 21Media.

Ai më pas hapi zjarr në një tempull Budist dhe në një qendër tregtare në qytet, në veri-lindje të Bangkok.

I dyshuari është ende i lirë.

Motivi i të dyshuarit mbetet ende i paqartë./21Media

Back to top button