Lajmi u bë i ditur 1 muaj pas deklaratave që reperi është ende gjallë

Lajmi u bë i ditur 1 muaj pas deklaratave që reperi është ende gjallë

Kanë kaluar 22 vjet që nga vdekja e reperit më të njohur botëror, Tupac Shakur.

Këngët e tij dëgjohen edhe sot dhe reperi konsiderohet si një legjendë e muzikës rep.

Llogaritë origjinale të rrjeteve sociale: Twitter dhe Instagram, të cilat menaxhohen nga personat e afërt të reperit, kanë publikuar një fotografi ku paralajmërohet që diçka e re do të publikohet. “1998 dhe të shtunën 24/11”, është shkruar mbi foton.

Edhe pse ende nuk është bërë e ditur se çka saktësisht do të publikohet të shtunën, ka qenë i vendosur një link ku shkruhej “Abonohu për të ditur i pari”, shkruan rtv21.tv

Ky lajm është publikuar vetëm një muaj pasi që Suge J.Knight, djali i themeluesit të “Death Row Records”, Suge Knight tha publikisht që reperi, Tupac Shakur është gjallë dhe po jeton në Malajzi.

Reperi ishte qëlluar për vdekje në muajin shtator të vitit 1996, në Las Vegas./21Media