Përafërsisht 60 deri në 70%  e popullsisë së botës duhet të vaksinohen për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisës (OBSH).

Një vlerësim i tillë bazohet në disa studime, tha Catherine O’Brien, përfaqësuese e departamentit të vaksinimit të OBSH-së, në një konferencë shtypi në Gjenevë.

Ajo theksoi se shkalla e kërkuar e imunizimit për këtë pandemi do të bëhet më e qartë kur dihet më shumë rreth vaksinave që janë testuar deri më tani, raporton New York Times.

“Është me të vërtetë e rëndësishme që të fillojmë të marrim më shumë informacion”, tha përfaqësuesja e OBSH-së.

Përveç asaj sa janë në gjendje vaksinat të parandalojnë infeksionin COVID-19, pyetja është nëse ato e bëjnë më të vështirë për njerëzit pa simptoma për të mbajtur virusin në hundë dhe fyt, dhe nëse e bëjnë më të vështirë transmetimin e virusit nga një person te tjetri, shtoi O’Brien.