Përveç tjerash, qershitë janë ushqim i rëndësishëm për ata që bëjnë jetë aktive

Përveç tjerash, qershitë janë ushqim i rëndësishëm për ata që bëjnë jetë aktive

Qoftë forma e tyre e vogël, dhe e rrumbullakët, apo ngjyra mjaft tërheqëse, që na çon në fëmijëri. Qershitë, më shumë se një frut janë shija e sezonit. Duke patur parasysh që kanë pak kalori, dhe shumë veti shëndetësore mos hiqni dorë prej tyre, por duhet të jenë të freskëta dhe të pjekura mirë. Nuk dihet me saktësi se kur u përhap qershia në mesdhe, por sigurisht që bëhëet fjalë për rreth 3 mijë vjet më parë.

Qershitë të japin ndjesinë e ngopjes, e mbi të gjitha kanë pak kalori. Janë një vakti i mirë rifreskues për pasditet e nxehta të verës. Për më tepër, bishtat e qershisë të zjera me ujë, me pak kanellë dhe murriz krijojnë një çaj dezintoksikues, diuretik dhe qetësues, dhe shumë të nevojshme për të luftuar celulitin.

Këto fruta të vogla dhe të parrezistueshme përmbajnë vitaminë A, C dhe ato të grupit B. Janë një burim i fortë oligoelementesh dhe mineralesh, mes të cilave, hekuri, kaliumi, magnezi. Të pasura me antioksidantë, të nevojshme për të neutralizuar radikalet e lira dhe të luftojë plakjen.

Sipas disa studimeve të fundit, qershitë janë një ushqim i rëndësishëm për ata që bëjnë sport apo një jetë aktive. Avantazhet më të mira merren duke pirë lëngun e tyre dhe disa kokrra në mëngjes.

Përveçse të bukura për tu parë, qershitë na bëjnë dhe ne të bukur, sidomos lëkurën. Me 6 qershi të pjekura, një fetë kastraveci dhe një lugë kos natyral, i përzjen bashkë në mikser, e lë të pushojë 10 minuta, përgatit një maskë rifreskuese dhe rivitalizuese për tu aplikuar në zonën përreth syve. Në këtë mënyrë largoni qeset që formohen, rrudhat dhe shikimin e lodhur./21Media