Të zhytur nën ujë i dhanë fund beqarisë
7 Shkurt 2021
Një çift u zhyt dhe u martuan 20 metra nën ujë në brigjet e Chennai, një qytet në jug të Indisë.
V Chinnadurai dhe S Swetha veshën rroba tradicionale dhe shkëmbyen kurora në një ceremoni hindu, të gjitha nën ujë, transmeton rtv21.tv.
Chinnadurai është zhytës i licencuar, por Swetha mori mësime dhe u stërviti disa muaj para dasmës.
E gjithë ceremonia u regjistrua para se çifti të notonte përsëri për të festuar me familjen dhe miqtë./21Media