Teatri i qytetit të Vushtrrisë nga sot e tutje do të mbaj emrin “Adem Mikullovci”. Kjo u bë e ditur nga Drejtoresha e Kulturës në Vushtrri, Fatmire Cecelia.

Ajo tha se teatri i Vushtrrisë me krenari do e mbaj këtë emër, shkruan rtv21.tv

“Nga sot, Teatri i qytetit mbanë me krenari emrin e Adem Mikullovcit. Të dashur qytetarë, Urime për emërtimin e Teatrit “Adem Mikullovci””, ka shkruar Cecelia në Facebook.

Nga sot, Teatri i qytetit mbanë me krenari emrin e Adem Mikullovcit.

Të dashur qytetarë,
Urime për emërtimin e Teatrit “Adem Mikullovci”!

Fatmire Cecelia
Drejtoreshë e DKRS-së

Posted by Fatmire Cecelia on Thursday, November 26, 2020

Kujtojmë se, pas vdekjes së aktorit dhe ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Adem Mikullovci, LVV-Qendra në Vushtrri, kishte propozuar që të i ndryshohet emri teatrit nga “Teatri i Qytetit” në “Adem Mikullovci”./21Media