Ka shumë art letre të mrekullueshme, por pak projekte mund të vijnë afër asaj për të cilën është e aftë artistja Masayo Fukuda. Fukuda ka prerë letër për rreth 25 vjet dhe ky oktapod është ndoshta përfaqësimi më i mirë i punës së saj.

“Për mua, prerja e fotografive është bërë një mënyrë për të shpërndarë të gjithë stresin e jetës sime të përditshme”, tha artistja japoneze.

Në shikim të parë, oktapodi i Fukuda duket aq i detajuar, sa lehtë mund ta gaboni për një vizatim të bukur me stilolaps, transmeton rtv21.tv.

Ajo e preu atë nga një fletë e vetme letre e bardhë A2, duke përshkruar në mënyrë të përkryer trupin e rrumbullakosur të oktapodit, sytë e fryrë dhe shumë e shumë tentakula. “Kjo pjesë më mori 2 muaj,” shtoi Fukuda.

Megjithëse stile të ngjashme kanë evoluar në kultura të ndryshme në të gjithë botën, kjo teknikë e artit për prerjen e letrës njihet si Kirie (ose Kirigami) në Japoni. Thuhet se është zhvilluar diku rreth vitit 700 pas Krishtit. Një dallim tradicional që ndan me shumicën e stileve të tjera është se pjesët Kirie zakonisht priten nga një fletë e vetme letre. Ashtu si oktapodi i Fukuda./21Media