Teknologjia dhe (apo) shëndeti mendor i fëmijëve!

Në vitet e fundit përdorimi i teknologjisë është rritur vazhdimisht në përmasa jo lehtë të menaxhueshme, duke na dhënë qasje më të lehtë për të komunikuar dhe për të marrë informacione,  duke u bërë kështu domosdoshmëri për secilin nga ne dhe duke ndryshuar çdo aspekt të shoqërisë sonë.
Por, cilat janë anët pozitive dhe cilat janë efektet negative të përdorimit të teknologjisë nga fëmijët? Në një pronocim për portalin rtv21.tv psikologia Arlinda Bytyqi flet për këtë çështje.
“Përveq anëve pozitive që teknologjia ka për ne si shoqëri ajo poashtu ka edhe efektet negative të cilat ne i shohim në shumë aspekte të zhvillimit të fëmijëve tanë, kjo sepse ata kanë akses në ekranet përreth tyre si televizori, kompjuteri, tableti, telefoni, madje shumë fëmijë kanë edhe telefonin apo tabletin e tyre personal qysh në moshë të re”, u shpreh Bytyqi për portalin rtv21.tv
Bytyqi shtoi se përdorimi në masë të madhe i teknologjisë, rezulton në mënjanimin e pavëmendshëm të aktiviteteve fizike, e cila shkakton probleme të tjera.
“Përdorimi i teknologjisë po shkakton mungesë të aktivitetit fizik kështu duke shkaktuar obezitet kjo për shkakun se ata kalojnë shumë kohë duke luajtur në pajisjet e tyre dhe duke mos e shfrytëzuar kohën në natyrë e cila ka shumë përfitime si: furnizon trupin me vitamin D e cila është shumë e rëndësishme sepse vitamina D luan një rol në rregullimin e adrenalinës, noradrenalinës dhe dopaminës në tru përmes receptorëve të tyre si dhe efekti mbrojtës kundër rënies së serotoninës dhe dopaminës, poashtu ekzspozimi ndaj dritës së diellit ndihmon në një cikël të rregullt të gjumit duke ndikuar në prodhimin e melatoninës në trup”, ka thënë më tej psikologia Arlinda Bytyqi.
E keni menduar ndonjëherë cilat janë efektet negativetë përdorimit të vazhdueshëm të tekonologjisë në aspektin psikologjik dhe social?
Psikologia Bytyqi ka përgjigjen!
1.Vëmendje e ulët : Hulumtimet sygjerojnë se qëndrimi i vazhdueshëm e pakontrollë i fëmijëve sidomos ata të cilët mendja dhe trupi janë ende duke u zhvilluar shkakton mungesë të vëmendjes. Një hulumtim në Kanada ka zbuluar se tek parashkollorët të cilët qëndronin më shumë se dy orë në ditë para ekranit kishin deri në pesë herë më shumë gjasa të shfaqnin probleme në mungesën e vëmendjes dhe shtatë herë më shumë mundësi të shfaqnin simptoma të ADHD.
2.Rënie e performances në shkollë: Koha e kaluar pakontrollë duke përdorur mjetet e teknologjisë do të thotë më pak kohë për detyrat e shtëpisë
3.Mungesa e të menduarit kritik: Nëse fëmijët i ekspozohen teknologjisë duke mos i’u përshtatur mosha dhe koha e përdorimit gjatë ditës ata do të shfaqin mungesë të menduarit kritik dhe imagjinatës.
4.Problemet e ndërveprimit social: Fëmijët të cilët shpenzojnë shumë kohë në teknologji do të kenë probleme me ndërveprimin social ballë per ballë, duke bërë më të preferueshëm komunikim virtual.
5.Depresioni: Sipas hulumtimeve besohet se ekziston lidhje e drejtpërdrejtë në mes të përdorimit të teknologjisë dhe rritjes së depresionit sepse ata bëhen më pak kurioz, më pak të interesuar për të përfunduar detyrat e tyre, janë më pak të qëndrueshëm emocionalisht dhe ulë vetëkontrollin e tyre.
6.Bullzimi: Përdorimi i teknologjisë dhe mediave sociale çon në rritje të ngacmimeve në formë të lehtë pa pasur nevojë të përballen me njëri-tjetrin
Ajo që është më problematike në këtë pikë është zhvillimi i vonuar i fëmijëve sepse hulumtimet tregojnë se 1 në 3 femijë që përdorin teknologjinë në mënyrë të pa kontrolluar kur fillojnë shkollën, shfaqin vonesë në zhvillim dhe dëmtim gjuhësor dhe shfaqje të sjelljeve agresive, sepse nëpër internet qarkullojnë edhe video me përmbajtje dhune dhe fëmijët nuk kontrollohen dhe arrijnë të shohin këto përmbajtje kështu duke modeluar sjelljet agresive në jetën e tyre reale./21Media

Back to top button