EHF Champions League

EHF Champions League

Pas epërsisë në pjesën e parë, Telekom Veszprém (VES) vazhdoi ballafaqimin në të njëjtën mënyrë, duke siguruar vendin e tretë në Ligën e Kampionëve në konkurrencën e meshkujve, shkruan rtv21.tv

Ndeshja përfundoi me rezultat 34 me 30 për VES. Në këtë mënyrë FC Barcelona Lassa (BAR), renditet e katërta në listë.

Sonte në orën 18:00 do të zhvillohen finalja ku ballafaqohen Paris Saint-Germain dhe HC Vardar.

Ndryshe, 55 kompani mediale nga e mbarë bota e transmetuan drejtpërdrejt ndeshjen, në mesin e tyre edhe 21Plus./21Media