Drejtor i Departamentit për Relacion me Publik në Telekom, Menduh Abazi ka thënë se gjithçka është kthyer në pikën zero.

Abazi në një konferencë për media ka kërkuar ndihmën e Qeverisë në kthimin e mjeteve nga Dardafoni.

“Llogaritë kanë bllokuar të hënën dhe paratë kanë filluar të tërhiqen dje. Edhe pse është paralajmëruar që marrëveshja është finalizuar dhe ka pasur të ndodhë vetëm akti ceremonial i nënshkrimit të marrëveshjes”, ka thënë Abazi.

Tutje ai ka thënë se me tërheqjen e mjeteve nga Dardafoni është rrezikuar shteti i Kosovës, pasi të gjitha agjencitë janë të lidhura me Telekomin e Kosovës.

Sipas tij Telekomi është mbështetur për muri dhe nuk mund të bëjë asgjë më shumë se sa që ka bërë deri më tash./21Media